I dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është duke zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Takimi në fjalë është i mbyllur për mediat dhe është duke i mbajtur në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Në njoftimin e ekzekutivit nuk është dhënë ndonjë detaj për ndonjë konferencë për media.
Escobar sot shënon ditën e dytë të vizitës në Kosovë, dje ishte takuar me presidenten Vjosa Osmani.
Gjatë ditës, Escobar bashkë me ambasadorin e ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ishin për vizitë në Manastirin e Deçanit, kjo një ditë pas vendimit të Qeverisë që Agjencia Kadastrale të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokat përreth manastirit./Klankosova.tv