I dërguari i Shteteve të bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thotë se ngjarjet në veri të Kosovës mund të shmangeshin. Në një intervistë për BBC ai nënvizoi se qeveria e Prishtinës provokoi situatën me veprimet e saj.
“Ky përshkallëzim ka qenë pjesërisht rezultat i mosgatishmërisë së palës kosovare që ta dëgjojë komunitetin ndërkombëtar. Ajo i ka provokuar tensionet, në mënyrë të panevojshme, duke insistuar në shfrytëzimin e objekteve komunale. Ekzistojnë ndërtesa të tjera prej të cilave mund të bëhet puna, dhe nëse nuk ka tjetër, pandemia na ka mësuar që mund të punojmë edhe nga lokacione alternative”.
“Falenderoj Turqinë për dërgimin e përforcimeve në veri të Kosovës pas trazirave të fundit. Dënoj fuqishëm sulmet e paprovokuara kundër personelit të KFOR-it dhe paqeruajtësve që NATO ka në Kosovë. KFOR-i dhe NATO do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të mbajtur një vend të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë dhe do të vazhdojmë të veprojmë në mënyrë të paanshme në përputhje me mandatin tonë të Kombeve të Bashkuara”.
Të hënën dhe të martën pritet që Escobar dhe Lajçak të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për krizën.
Tv Klan