Escobar: Mbështesim aspiratat euro-atlantike të Kosovës

DIPLOMATI AMERIKAN NË PRISHTINË TAKIME ME KRERË TË INSTITUCIONEVE DHE PARTIVE POLITIKE

I shkurtër dhe sipërfaqësor ishte në adresimet e tij  emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas takimeve të ndara që zhvilloi me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Escobar vizitoi Kosovën në kohën kur kanë mbetur edhe më pak se dy javë kur përfundon afati për zëvendësimin e targave serbe në RKS-së, ka ngecje nga pala serbe në zbatimin e marrëveshjespër energjetikë si dhe në kohën kur BE është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të ulur sërish në tavolinën e bisedimeve kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksander Vuciq.

Në adresimet ku nuk u lejuan pyetje nga gazetarët duke folur për përkrahjen e vazhdueshme që SHBA-a i jep Kosovës Escobar tha se me kryeministrin  kanë diskutuar edhe për dialogun.

”Diskutuam edhe për çështjet e marrëdhënieve me Serbinë, implikimet rajonale nga dialogu, rëndësinë për të vazhduar mbështetjen amerikane për pavarësinë, sovraninetin dhe sigurinë tuaj” – deklaroi Gabriel Escobar, i dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Presidentja tha se Kosova është e gatshme ta intenfsifikojë dialogun me Serbinë.

Gabriel Escobar gjatë qëndrimit në Prishtinë ka zhvilluar takime  edhe me krerët e partive politike opozitare.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share