Escobar: Jemi të lumtur të ju shohim në rrugën drejt BE-së

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në konferencën e sotme të përbashkët me kryeministrin e RMV-së, Dimitar Kovaçevskin tha se Maqedonia është pjesë e organizatave trans-atlantike dhe duam që t’u shohim edhe si anëtare e BE-së

“E respektoj Maqedoninë e Veriut, pasi si aleat i SHBA-ve, organizoj takimin mes Kosovës dhe Serbisë. Pa Maqedoninë ne nuk mund të mbamë gjallë dialogun mes shteteve të Ballkanit. Në sfidat tona ne kemi një dorë nga Maqedonia dhe presim që Maqedonia të ketë një shok tek SHBA-të. Ne jemi të lumtur që keni nisur rrugëtimin tuaj në Kuvend dhe shpresojmë se atje do të gjendet zëri i arsyes për të pranuar një ndryshim të gjendjes suaj si shtet. Ju si shtet keni pjesë në organizata trans-atlantike. Ne duam të shohim një shtet mik si Maqedonia në BE dhe për këtë është e nevojshme edhe për BE-në që të ketë brenda vetes një shtet besnik si shteti juaj” tha mes tjerash Escobar.

Në pyetje të gazetarëve se si e komentoni nisjen e procesit të ndryshimeve kushtetuese, Escobar tha se është mirë që ka nisur debati por i njëjti duhet të vazhdojë dhe epilogu të jetë me ndryshime kushtetuese.

Në pyetjen për takimin me Mickoskin, Escobar tha “Dua të them se nuk jam këtu për të torturuar asnjërin. Me të do të takohem se SHBA-të janë me ata që janë të drejtuar kah rruga për integrim në BE dhe me ata që luftojnë korrupsionin për të mirën e shtetit” tha Escobar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share