Escobar do të shkojë për vizitë në Bosnje këtë javë

Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të vizitojë Bosnje Hercegovinën për këtë javë.

Në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së në Bosnje do të diskutohet situata aktuale politike në situatën përshkallëzimit të sulmeve ndaj Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe rendit kushtetues të Bonjës.

“Vizita e tij nënvizon mbështetjen e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara për integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multietnik të Bosnjës dhe për rrugën e saj euro-atlantike”, thuhet në njoftim.

Escobar ishte për vizitë ditë më parë në Maqedoninë e Veriut./Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share