Escobar dhe Lajçak takojnë Kurtin, parashtrojnë 3 kërkesa

Zgjati mbi 2 orë takimi mes emisarit të Bashkimit Europian për Kosovën dhe Serbinë Mirsolav Lajçak si dhe të dërguarit të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, mbrëmjen e kësaj të hëne në Prishtinë.

Kanë qenë 3 kërkesa që përfaqësuesit e SHBA dhe BE patën ndaj kryeministrit Kurti të cilat ishin qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialogun me Beogradin.

“Ne e prezantuam një propozim në emër të komunitetit ndërkombëtar që përmban tri elemente. Kishim bisedime të gjata, të sinqerta dhe të vështira”.

Ndërsa Escobar tha se propozimi që i është bërë qeverisë së Kosovës është rakorduar nga të gjithë partnerët e saj ndërkombëtare duke apeluar që ai do të merret parasysh nga Prishtina.

“Nuk kam parë kurrë kaq shumë unitet brenda komunitetit transatlatnik. SHBA-ja, BE-ja, NATO-ja dhe pothuajse çdo mik i Kosovës e ka bërë të njëjtin propozim. Kështu që shpresoj të dëgjohemi”.

Si Lajçak dhe Escobar thanë se janë vetëm në fillim të misionit të tyre. Të dërguarit e SHBA dhe BE do të takojnë nesër presidenten Osmani dhe do të vizitojnë veriun e Kosovës ku do të bisedojnë edhe me përfaqësues të komunitetit serb. Më pas ata do të udhëtojnë drejt Beogradit ku do të priten nga Presidenti Vuçiç.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share