Pasi doli nga Big Brother Erjola Doçi më në fund komentoi videon e famshme që qarkulloi në rrjet me reperin Azet.
Dyshja shfaqej krahë njëri-tjetrit dhe tepër të afërt, duke i bërë të gjithë të mendojnë se ata kanë një lidhje.
Por çfarë thotë ajo vetë për këtë video?
“Kjo është një video e imja në Snapchat dhe fatkeqsisht unë nuk e kam Snap-in. Nuk e di si më është vjedhur. Momentalisht kam vetëm Instagram-in dhe WhatsApp-in. Ky është shoku im. Kemi qenë miq. Nuk kam qenë në një lidhje me të dhe video-ja duket që është miqësore.”- është shprehur ajo në “Mos i bjer me top”.
Andaj ndjekësit janë shprehur se mimika e saj e tradhtoi disi deklaratën, duke lënë të nënkuptohej se mes tyre ka patur ose ka vërtetë diçka.