Kryeministri Dimitar Kovaçevski bashkë me liderë te vendeve të Ballkanit Perëndimor, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor. Samiti I sotëm paraqet mundësi që të konfirmohet perspektiva eurointegruese e vendeve të rajonet. Në fokus pritet të jetë – progresi i integrimit gradual.
Nikoqirët thonë se BE-ja ka për qëllim ta afrojë Ballkanin Perëndimor, duke përgatitur terrenin e aderimit, por para Shkupit qëndrojnë ndryshimet kushteteuse, kurse para Tiranës – çështja Beleri.
Korespodentja e Tv Klan nga Brukseli – Erisa Zykaj, gjatë një prononcimi për Klan Maqedoni, thotë se Samiti BE – Ballkani Perëndimor, është i katërti me radhë, e që bëhet tradicional dhe tregon një vendosmëri të kësaj organizate për ta përafruar rajonin sa më shpejtë në BE, duke insistuar në dy pika kryesore – së pari duhet një reformim i brendshëm I BE-së, në mënyrë që kjo organizatë mund të thith brenda saj vendet e reja që janë 9 dhe do të kalojnë nga 27 vende anëtare sa janë aktualisht, në 36.
Nga ana tjetër, sipas Erisa Zykajt, është përshpejtimi I integrimit dhe ka rëndësi që RMV-ja dhe Shqipëria por edhe vendet tjera të përshpejtojnë reformat e integrimit në mënyrë që ata të mund të arrijnë datën 2030, që është përcaktuar si një datë e mundshme nga Presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Po, ka pengesa. Dhe, po të shohim konkluzionet për RMV-në nga Ministrat për Cështje Evropiane që janë miratuar dje, ka një keqardhje që RMV-ja nuk arrinë të marrë një datë për mbajtjen e Konferencës së dytë ndërqeveritare. Edhe në konkluzionet bëhet e qartë se BE-ja do të donte që të kishte një mundësi që të hapte këtë Konferencë të Dytë Ndërqeveritare me RMV-në, por pengesa kryesore mbeten – ndryshimet kushteteuse. Prandaj, u bënë thirrje autoriteteve të RMV-së që të miratojnë sa më shpejtë këto ndryshime, që është e vetmja pengesë që vendi ka, për të kaluar në stadin më të avancuar – mbajtja e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare me BE-në dhe hapjen e kapitujve” – deklaroi në edicionin e lajmeve në Klan Maqedoni, korespodentja e Tv Klan nga Brukseli – Erisa Zykaj./KlanMacedonia