Erisa Fero, 28-vjeçarja e cila një ditë më parë ra në prangat e policisë teksa së bashku me dy të tjerë po transportonte 58 kilogramë kanabis nga Tirana drejt Pogradecit, ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave greke.
Përveç pasqyrimit të lajmit për kapjen e sasisë së drogës që kishte destinacion Maqedoninë e Veriut, mediat greke sjellin në vëmendje edhe postimet në rrjetet sociale të 28-vjeçares, e cila ishte punonjëse e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
https://www.instagram.com/p/Cee1YjPtwqy/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f0aa2a65-ca5b-443e-af05-e9b74cc39cf2
Një prej tyre është fotoja ku ajo shfaqej me puro. Ndërsa në një tjetër postim ajo shfaqet duke qëlluar me armë në një poligon. Mediat nuk lenë pa përkthyer as përshkrimin që ajo i bën videos, ku shkruan: “Kështu është kur të rrit gjyshi me raki dhe kallash”.
https://www.instagram.com/reel/Cl_-4s1gHmz/?utm_source=ig_embed&ig_rid=cc229d8d-1760-4509-a73d-26d6c62c09ef
Erisa Fero u arrestua nga policia e Pogradecit në zonën e Qafë Thanës, së bashku me 32-vjeçarin Likë Basha dhe një 17-vjeçar. Në automjetin e tyre u gjetën 51 pako me kanabis, të shënuara me pikë dhe kryq blu.
Policia tha zyrtarisht se tre të arrestuarit kishin detyrë transportin e mallit nga Tirana në Qafë Thanë dhe më pas ajo do merrej nga dy persona të tjerë të shpallur tashmë në kërkim.
Me anë të një deklarate, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, njoftoi se kishte nisur procedurat për shkarkimin e 28-vjeçares me detyrë specialiste pranë sektorit përkatës të e-Albania./tvklan.al