Eric Dier një hap larg Bayern Munchen

Mbrojtësi anglez i Tottenham ka arritur akordin me bavarezët, Kane e mbështet transferimin

Erik Dajer është afër një transferimi ëndrrash në merkaton e Janarit te Bayern Munich, ndërsa ka arritur një marrëveshje verbale me bavarezët.

Klubi i Tottenham sqaron se nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë mes tyre dhe kampionëve të Bundesligës, por ata janë të gatshëm të negociojnë, raporton tabloidi britanik “The Guardian”.

Mbrojtësi anglez do t’i kushtojë arkave të klubit bavarez rreth 5 milionë Euro. Në Mynih, mesfushori me tipare defensive ka dy admirues. Trajneri Tomas Tuhel e vlerëson shumë 29-vjeçarin për aftësinë e tij të përshtatjes edhe në rolin e qendërmbrojtësit.

Bavarezët prej muajsh janë në kërkim të një lojtari që mbulon më mirë mesfushën dhe mbrojtjen.

Por këtë transferim e mbështet fort edhe Herri Kejn. Bomberi i Bajernit ka këshilluar drejtuesit e klubit që të afrojnë Dajer pasi sipas tij ai ka cilësitë e lojtarit, i cili do të ndihmonte klubin për të arritur objektivat e mëdhenj sezonal.

Kapiteni i Anglisë ka një miqësi të ngushtë me mesfushorin Dajer.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share