Moti gjatë ditës së sotme në shumë vende do të jetë pjesërisht me vranësira, sidomos pasdite dhe në mbrëmje do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.
Lokalisht proceset do të jenë edhe në formë stuhie, me reshje të dendura të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe kushte për breshër. Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës dhe do të jenë më të shumta në pjesët perëndimore. Sot do të fryjë erë mesatare deri e fortë juglindore, më e theksuar përgjatë rrjedhës së Vardarit (dhe mbi 60 km/h)./KlanMacedonia