Erdogan: Turqia është e gatshme të ndihmojë në ndalimin e luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë në ndalimin e konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit “dhe të reduktojë tensionin që është përshkallëzuar me ngjarjet e fundit”.

“Ne jemi të vendosur të vazhdojmë të intensifikojmë përpjekjet diplomatike që kemi nisur për të rivendosur qetësinë,” tha Erdogan, duke folur në një ceremoni të hapjes së kishës në Stamboll, shkruan CNN.

“Ne ftojmë të gjithë aktorët që kanë një fjalë në rajon që të kontribuojnë sinqerisht për paqen”, shtoi Erdogan.

Presidenti turk tha se ndërsa vendi qëndron gjithmonë “në solidaritet me vëllezërit tanë palestinezë; ne kemi theksuar se çdo hap që do të përshkallëzonte tensionet në rajon, do të shkaktonte më shumë gjakderdhje dhe do të thellonte problemet duhet të shmanget”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share