Erdogan: Tregtarët e armëve dhe lobistët e kaosit kanë frikë nga Turqia

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se një Turqi e fortë “është një pengesë për lobistët e armëve dhe të kaosit, tregtarët e gjakut që ushqehen me lotët e të shtypurve”.

Gjatë një fjalimi të premten, ai përshëndeti rolin në rritje të Turqisë në skenën ndërkombëtare.

“Lobet e kaosit dhe tregtarët e armëve që ushqehen me lotët e të shtypurve janë të shqetësuar nga prania jonë. Turqia po zhvillohet dhe po forcohet. Turqia po shqetëson ata që duan të vazhdojnë me kolonizime”, tha udhëheqësi 70-vjeçar.

Lidhur me luftën e Turqisë kundër terrorizmit, lideri turk tha se nuk mund të bënte “asnjë lëshim më të vogël” për çështjen e paqes në vend, duke rikonfirmuar vendosmërinë për të ndjekur terroristët deri në fund.

“Ne nuk u kemi lënë hapësirë grupeve terroriste që të marrin frymë, qoftë brenda apo jashtë kufijve tanë. Turqia ka kryer më shumë se 35500 operacione kundër grupeve terroriste, duke përfshirë organizatën terroriste FETO – grupi që qëndron pas grushtit të dështuar në vitin 2016 dhe PKK-së”, tha ai.

Erdogan foli edhe për investimet e Ankarasë në industrinë e mbrojtjes.

“Edhe një herë pamë sesa jetike është kjo industri gjatë sulmeve terroriste kibernetike të kryera në Liban, një sulm që vrau dhjetëra dhe plagosi mijëra njerëz”, tha udhëheqësi turk. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share