Turqia ka “shënjuar” liderin izraelit Benjamin Netanyahu dhe do të përpiqet ta sjellë Izraelin përpara Gjykatës Penale Ndërkombëtare për veprimet në Gaza, tha të shtunën presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, sipas medias shtetërore turke Anadolu.
Duke folur me gazetarët në bordin e avionit presidencial ndërsa kthehej nga një udhëtim në Kazakistan, Erdogan e përshkroi kryeministrin Netanyahu si “nuk është më dikush me të cilin mund të flasim”, duke shtuar: “Ne e kemi lënë jashtë”.
Udhëheqësi turk ka qenë një kritik i zëshëm i veprimeve të Izraelit në Gaza, javën e kaluar duke akuzuar Izraelin se ka shkuar përtej të drejtës së tij për të mbrojtur veten, duke kryer atë që ai e përshkroi si “shtypje, mizori” dhe “masakër” në Gaza, shkruan CNN.
Të shtunën, Erdogan kujtoi një fjalim që bëri në një tubim të fundit pro-palestinez, gjatë të cilit ai njoftoi mbështetjen e Turqisë për “iniciativat që do të sillnin shkeljet e të drejtave të njeriut dhe krimet e luftës nga Izraeli në Gjykatën Penale Ndërkombëtare”.
“Autoritetet tona përkatëse, veçanërisht Ministria jonë e Jashtme, do ta kryejnë këtë punë”, shtoi Erdogan, sipas Anadolu.