Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u takua sot me presidentin rus, Vladimir Putin, në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit, ku mori pjesë në samitin e 24-të të krerëve të shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.
Erdogan ftoi homologun rus për një vizitë në Turqi. Në këtë takim, ata diskutuan për bashkëpunimin bërthamor, marrëdhëniet turistike dhe çështjet rajonale të sigurisë. Samiti i SCO-së ka në rendin e ditës projektet e përbashkëta të infrastrukturës, bashkëpunimin në transport dhe energji, si dhe një thirrje për armëpushim për Gazën dhe zbatimin e rezolutave të Kombeve të Bashkuara.