Erdogan përshëndet “marrëdhëniet speciale” me Putinin përpara balotazhit vendimtar në Turqi
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ai ka një marrëdhënie të veçante dhe në rritje me presidentit rus, Vladimir Putin.
Këto deklarata, Erdogan i bëri para balotazhit në Turqi, teksa tha se Turqia s’është e detyruar t’i vendosë sanksione Rusisë.
“Ne nuk jemi në një pikë ku do të vendosim sanksione ndaj Rusisë siç ka bërë Perëndimi. Ne nuk jemi të detyruar nga sanksionet e Perëndimit. Ne jemi një shtet i fortë dhe kemi një marrëdhënie pozitive me Rusinë”, tha ai, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, ai tha se “Rusia dhe Turqia kanë nevojë për njëra-tjetrën në çdo fushë të mundshme”.
Erdogan ka akuzuar rivalin e tij në balotazh, Kemal Kilicaroglu, se ai po kërkon që ta shkëputë Turqinë nga Rusia.