Presidenti turk Tajip Erdogan tha se më shumë se 1000 anëtarë të grupit militant palestinez Hamas po trajtoheshin në spitalet e Turqisë, duke përsëritur qëndrimin e tij se është një “lëvizje rezistence”.
“Ne nuk e konsiderojmë Hamasin një organizatë terroriste. Më shumë se 1000 anëtarë të Hamasit po trajtohen në spitalet e vendit tonë. Nëse e quani Hamasin një “organizatë terroriste”, kjo do të na trishtonte”, ka thënë Erdogani./Indeksonline/