Marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia që lejon eksportet e grurit të largohen në mënyrë të sigurt nga Ukraina mund të zgjatet tha këtë të mërkurë presidenti turk Reccep Tayip Erdogan.
Ankaraja po punon për të zgjatur marrëveshjen, e cila përfundon më 19 nëntor, me një vit, tha ai në G20. Erdogan tha se marrëveshja ka lejuar afro 11 milionë tonë drithë të hyjnë në tregjet globale.
Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj të ushqimit në botë. Kur Rusia pushtoi Ukrainën, eksportet u bllokuan dhe kjo bëri që çmimet e ushqimeve të rriteshin në mbarë botën./tvklan.al