“Më parë, duhet të lejohet anëtaresimi i Turqisë në BE”
Në prag të samitit dy ditor të NATO-s që nis të Martën në Vilnius, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kushtëzoi papritur mbështetjen për anëtarësimin e Suedisë, me anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Europian.
Që Suedia të anëtarësohet në NATO duhet mbështetje unanime nga të gjithë aleatët, por këtë nuk e ka dhënë vetëm Turqia kërkon që Stokholmi të reshtë së përkrahuri organizatat kurde.
Në një telefonatë me homologun turk para nisjes së turit në Europë ku do të jetë i pranishëm edhe në samitin e NATO-s, presidenti amerikan i bëri thirrje të lejojë sa më shpejt të miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Por shefi i Shtëpisë së Bardhë shprehu qartazi qëndrimin kundër anëtarësimit të shpejt të Ukrainës në aleancën veri-atlantike. Duke iu përgjigjur thirrjes së presidentit të Lituanisë, vendit organizator të këtij samiti, Biden tha se për anëtarësimin e Ukrainës nuk mund të flitet pa mbaruar lufta.
Biden nisi këtë të Hënë, turin e tij në Europë me vizitën në Londër dhe pas pranisë në ditën e dytë të samitit të Vilniusit, do të vizitojë edhe Finlandën, vendin më të ri anëtar të NATO-s.
Tv Klan