Kreu i shtetit turk, i cili është njëherësh edhe kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet, e konfirmoi personalisht kandidaturën e tij presidenciale gjatë fjalës së rastit në mbledhjen e Kuvendit Këshillimor Rajonal të degës së forcës politike të tij në Izmir, ku deklaroi gjithashtu se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të mbahen në mes të qershorit 2023.
“Unë do të jem kandidati i Aleancës Popullore (e formuar nga AK Partia dhe Lëvizja Nacionaliste) në zgjedhjet presidenciale”, deklaroi Presidenti Erdogan.