Erdogan kërcënon me sulme të reja kundër militantëve kurdë

SHBA dhe Rusia i bëjnë thirrje Ankarasë që të vetëpërmbahet

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se Turqia do të sulmojë militantët kurdë me tanke dhe ushtarë pasi sulmet midis forcave turke dhe një milicie kurde u përshkallëzuan përgjatë kufirit sirian.

“Kemi disa ditë që po godasim terroristët me avionët, topat dhe armët tona. Dashtë Zoti, ne do t’i çrrënjosim të gjithë sa më shpejt të jetë e mundur, së bashku me tanket, ushtarët dhe aleatët tanë që qëndrojnë pranë nesh”.

Erdogan ka bërë kërcënime të ngjashme në gjashtë muajt e fundit, por sulmet ajrore ndërkufitare të dielën kanë rritur mundësinë që një operacion më i madh ushtarak të mund të ndodhë. Rusia ka paralajmëruar kundër një hapi të tillë. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Moska i kupton shqetësimet e sigurisë të Ankarasë por bëri thirrje për vetëpërmbajtje.

“Ne i kuptojmë dhe respektojmë shqetësimet e Turqisë për sigurimin e sigurisë së saj. Ne besojmë se kjo është e drejtë legjitime e Turqisë. Në të njëjtën kohë, ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga hapat që mund të çojnë në destabilizimin e situates”.

Edhe Gjermania ka paralajmëruar Turqinë kundër përdorimit të tepruar të forcës në ofensivën e saj të re kundër forcave kurde në Siri dhe Irak. Ndërsa nëpërmjet zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price, Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për çtensionim të situatës në Siri për të mbrojtur jetët e civilëve dhe për të mbështetur objektivin e përbashkët për mposhtjen e ISIS-it.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share