Erdogan – Izraelit: Turqia nuk ju ka borxh si perendimi, do të ju shpallim kriminel lufte

Presidenti turk Recep Tayip Erdogan i është drejtuar sot një tubimi masiv pro-palestinez në Stamboll, ku përsëriti pretendimet se Izraeli ishte një pushtues i Palestinës dhe bëri komente rreth statusit terrorist të Hamasit.

“Unë e ritheksoj se Hamasi nuk është një organizatë terroriste. Izraeli u ofendua shumë nga kjo… Izraeli është një pushtues”, tha ai.

“Turqia nuk i ka borxh asgjë [Izraelit]”.

Tubimi u mbajt në aeroportin Ataturk në Stamboll dhe vlerësohet se morën pjesë qindra mijëra njerëz.

Presidenti turk tutje i ka bërë thirrje Izraelit që të ndalojë sulmet e tij të vazhdueshme në Gaza dhe të dalë nga kjo “gjendje çmendurie”, pasi intensifikoi operacionet e tij brenda natës.

“Bombardimet izraelite në rritje dhe intensifikimi i vazhdueshëm i drejtuara drejt Gazës kanë vënë në shënjestër edhe një herë gratë, fëmijët dhe civilët e pafajshëm, duke thelluar krizën e vazhdueshme humanitare”, ka thënë Erdogan në X (-ish Twitter).

Erdogan në tubimin pro-Palestinës të organizuar sot në Stamboll në prani të mbi 1 milionë të pranishmëve:

“Ne do ta shpallim Izraelin një kriminel lufte, ne tashmë po punojmë në këtë drejtim.

– Si përfundoi Izraeli këtu? Si erdhët këtu? Ju jeni pushtues. Ju jeni një fraksion, jo shtet. Perëndimi ju ka borxh, por Turqia nuk ju ka borxh.

– Kur thashë Hamasi nuk është organizatë terroriste, Izraelit me të vërtetë nuk e pëlqeu atë. Për këtë e thashë. Çfarë prisnit?

– Ata që vajtuan civilët e vrarë dje në luftën ukrainas-ruse, tani po shikojnë në heshtje vdekjen e mijëra fëmijëve të pafajshëm në Rripin e Gazës.

– o Perëndim, ju bëj thirrje! Dëshironi një luftë midis kryqit dhe gjysmëhënës? Atëherë dije se ky komb është gjallë, ky komb po qëndron i fortë. Ashtu siç ishim në Libi, ashtu siç ishim në Karabak, të tillë do të jemi edhe në Lindjen e Mesme.” – tha mes tjerash Erdogan.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share