Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se nuk ka asnjë pengesë për Turqinë dhe Sirinë që të rivendosin raportet diplomatike, të cilat u shkëputën gjatë luftës civile siriane mbi një dekadë më parë.
Këto komente vijnë pas deklaratave të presidentit sirian, Bashar al-Assad, që tregojnë vullnetin për të normalizuar marrëdhëniet midis dy vendeve. Erdogani theksoi se nuk ka arsye që raportet diplomatike të mos vendosen, duke u referuar edhe ndërveprimit të tij të mëparshëm me Assadin.