Erdogan dhe Abbas do të diskutojnë për dërgimin e ndihmave në Gaza

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do të diskutojë përpjekjet e Turqisë për dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza me presidentin palestinez, Mahmud Abbas, gjatë bisedimeve të kësaj jave në Ankara, tha të hënën një burim diplomatik turk.

Duke folur në një forum diplomatik në Turqi në fundjavë, ministri i Jashtëm i Autoritetit Palestinez, Riyad-al Maliki, tha se Abbas do të bënte një vizitë në Ankara të martën dhe do të takohej me Erdoganin.

Turqia, e cila ka kritikuar ashpër Izraelin për sulmet e tij në Gaza dhe ka mbështetur masat për ta gjykuar atë për gjenocid në Gjykatën Botërore, ka kërkuar vazhdimisht një armëpushim.

Por Ankaraja nuk ka asnjë përfshirje të drejtpërdrejtë në bisedimet e armëpushimit, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share