Erdogan betohet si president i Turqisë

Erdogan është betuar si president i Turqisë, pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve me 28 maj. Pas 20 vitesh në pushtet, Erdogan ka siguruar edhe 5 vite të tjera në krye të Turqisë.

“Si President do të mbroj ekzistencën dhe pavarësinë e shtetit, integritetin e pandashëm të atdheut dhe kombit, sovranitetin e pakushtëzuar të kombit.

Në prani të Kombit të Madh turk dhe historisë, betohem për nderin dhe dinjitetin tim që nuk do të devijoj nga ideali i të gjithëve për të përfituar nga të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, se do të punoj me të gjitha forcat për të mbrojtur nderin e Republikës së Turqisë dhe për të përmbushur detyrën time me paanshmëri”, tha Erdogan.

Në ceremoninë e betimit të Erdogan në Asamblenë e Madhe Kombëtare janë të pranishëm 21 krerë shtetesh dhe 13 kryeministra, ish-presidentë, ministra të jashtëm dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Presidenti turk, mori urdhrin nga kryetari i përkohshëm i Parlamentit Devlet Bakhceli. Pas ceremonisë, Erdogan do të vizitojë Anitkabirin dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit në Kompleksin Presidencial në orën 17:00.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share