Erdogan: Anëtarësimi i Suedisë në NATO nuk do të ratifikohet deri në vjeshtë

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, ka folur para mediave pas përfundimit të Samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë.

Konferenca e tij vjen disa ditë pasi ai ra dakord që Suedia duhet të lejohet të bashkohet me NATO-n.

Por ai u tha gazetarëve këtë pasdite se një projektligj për të ratifikuar pranimin e Stokholmit në aleancë nuk do të paraqitet në Parlamentin e Turqisë derisa të rihapet në vjeshtë.

Erdogan tha gjithashtu se pret që Suedia të ndërmarrë veprime të forta kundër terrorizmit si pjesë e një marrëveshjeje midis Ankarasë dhe Stokholmit përpara se të ratifikojë ofertën, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share