Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan akuzoi të mërkurën fuqitë perëndimore se mbështesin ato që ai tha se ishin planet izraelite për të sulmuar Libanin dhe për të “përhapur
luftë” në të gjithë rajonin. “Izraeli po i drejtohet tani Libanit dhe ne shohim se fuqitë perëndimore në prapaskenë po i mbështesin ata”, u tha ai ligjvënësve nga partia e tij në pushtet AKP.
Sipas tij, “planet e kryeministri izraelit Benjamin Netanyahut për të përhapur luftën në rajon do të çojnë në një fatkeqësi të madhe. Është… patetike që shtetet që flasin për lirinë, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë janë robër të një personi të sëmurë mendor si Netanyahu”, tha Erdogan..