Eranda Libohova zbulon lidhjen e saj të dashurisë në “Zemër Luana”?

Çdo të diel, emisionin “Zemër Luana” me autorësi dhe moderim nga Luana Vjollca, ka të ftuar specialë, jo vetëm për të luajtur, por edhe për të kënduar. Këngëtarja e kësaj nate ka qenë Eranda Libohova, e cila përveç talentit dhe performancave që kanë ndezur skenën, ka realizuar edhe një lojë.

Eranda së bashku me Olsin duhet të fitonin një sfidë, ku ajo do t’i përgjigjej një pyetësori me fjalë të tjera, por nuk duhet të përdorte “Po, Jo, Mbase”.

Një nga pyetjet ka qenë nëse dashuria e jetës së saj po e sheh tani nga ekrani dhe ajo është shprehur: “Sigurisht që po më sheh”. Duke treguar qartë se Eranda ndodhet në një romancë dashurie. Edhe pse ajo ka qenë shumë e rezervuar përsa i përket jetës private, këtë herë ka vendosur të flasë hapur.

Edhe pse mediatikisht ende nuk dihet asgjë se kush është fatlumi që ka rrëmbyer zemrën e këngëtares, ose thjesht Eranda e ka thënë vetëm për lojë këtë deklaratë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share