Ish kreu i Inteligjencës nis punën si Ministër i Jashtëm
Pas 13 viteve në krye të Inteligjencës turke Hakan Fidan një nga njerëzit me të besuar të presidentit Erdogan nisi zyrtarisht punën si ministër i jashtëm i vendit.
Detyrën ia kaloi Mevlut Cavusoglu, një nga ministrat më jetëgjatë në kabinetin e Erdogan. Në ceremoninë e zhvilluar në Ankara, Fidan, deklaroi se do të vijojë vizionin e politikës së jashtme turke me pavarësinë nga çdo ndikim i huaj.
“Unë do të bëj më të mirën për integritetin territorial, sigurinë dhe mirëqenien e shtetit dhe kombit tonë. Do të vazhdoj të punoj drejt vizionit të politikës së jashtme kombëtare bazuar në pavarësinë e shtetit tonë nga çdo ndikim i jashtëm dhe sovranitetin absolut të kombi ynë“, tha Hakan FIdan, Ministër i Jashtëm i Turqisë.
Hakan Fidan ishte një personat më të rëndësishëm në luftën kundër asaj që Turqia e quan Oreganizata Terroriste Feto. Gjatë drejtimit të tij te Inteligjencës u bë ekstradimi në Turqi i shumë anëtarëve të kësaj organizate që akuziohen nga Ankaraja për grushtin e shtetit të gushtit të vitit 2015.
Erdogan e njoftoi anëtarët e tij të kabinetit pas cermonisë së betimit si president i 13-të i Turqisë. Nga emerat e mandatit të dytë do të vijojë punën edhe për pesë vite të tjera edhe dy persona ndërsa pjesa tjetër e kabinetit është rinovuar./KlanNews