PROVAT KLINIKE TREGOJNË SE NGADALËSOI RËNIEN E KUJTESËS DHE AFTËSISË MENDORE ME 27%
Një ilaç i ri, i quajtur Lecanemab mund të ngadalësojë dobësimin e trurit nga sëmundja e Alzhaimerit, ose sic njihet ndryshe e Demencës.
Mjekët kanë përshëndetur këtë si një “epokë të re” në mjekësi.
Rezultatet nga prova klinike zbuluan gjithashtu se ilaçi pastronte nga truri i pacientëve, grumbujt e një proteine të quajtur amiloid, që mendohet të jetë një shkak kryesor i formës më të zakonshme të demencës.
Të dhënat, të publikuara në një konferencë në San Francisko, çuan në një vërshim optimizmi nga shkencëtarët, shumë prej të cilëve kishin kaluar dekada duke u përpjekur të kuptonin se çfarë çon në sëmundje dhe të gjenin një trajtim.
Provat klinike treguan se Lecanemab ngadalësoi rënien e kujtesës dhe aftësisë mendore me 27% tek pacientët me Alzheimer të butë.
Mjekët janë optimistë se vazhdimi i trajtimit për një kohë më të gjatë se një vit do të çojë në rezultate edhe më të mira.
Sidoqoftë, si cdo ilaç edhe ai ka efekte anësore.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së pritet të vendosë deri më 6 janar nëse do të miratojë Lecanemab me procedurë të përshpejtuar apo jo.