OPOZITA ME AKUZA TË REJA NDAJ ARTAN GRUBIT
Derisa Artan Grubi është Zv/Kryeministër, vëllai i tij tubon pronë të madhe. Perandoria Grubi po rritet dhe merr përmasa milionëshe. Në këtë mënyrë, sic njofton KlanM, edhe sot VMRO-DPMNE-ja ka vazhduar serialin e sulmeve dhe sic thonë zbulimit të detajeve për biznes-perandorinë e familjes Grubi.
“Pas meje gjendet investimi më I ri I familjes Grubi, një hapësirë e madhe afariste, e blerë nga vëllai I tij në kohën kur Artan Grubi është Zv/Kryeministër. Kjo sipërfaqe ka 127 m2 dhe sipas evidencës së kadastrës është pronë e Veton Grubit. Metri katror në këtë lokalitet lëviz nga 3.000 deri 4.000 euro, që do të thotë se objekti I Grubit kushton 500.000 euro” – tha Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.
Ndërkohë BDI-ja sërish ka drejtuar akuza në adresë të VMRO-DPMNE-së dhe liderit partiak Mickoskit. Sipas integristëve, sic percjell KlanM, shoqata kriminale VMRO-DPMNE, e konfirmuar nga gjykatat është ngritur në promovues të narativit antishqiptar dhe garon me “Levicën” për sulmet raciste.
“Fotografinë e vetme që e posedon dhe e ka publikuar komandanti Mickoski me kallashnjikov në dorë, edhe pse i rrethuar me grad he familje, është mesazh drejtuar shqiptarëve. Kjo nuk kalon, nuk e mbështesin qytetarët, e as anëtarët e VMRO-DPMNE-së dhe nuk mund të mbulohen me shpifje të përditshme banale, gënjeshtra, sajime, konstruksione për të defokusuar opinionin nga veçoritë e tyre antishqiptare, si parti e izoluar dhe korruptive” – thonë nga BDI.
BDI sic thuhet në komunikatë u bën thirrje anëtarëve të VMRO-DPMNE-së që të distancohen nga politikat e këtilla raciste, anti-NATO dhe anti-BE të Mickoskit dhe ta shpëtojnë partinë nga këto politika dështuese. /KlanMacedonia/