Epidemia me kollën e keqe/ Demiri: Inspektorati të nis kontrollet nëpër çerdhe!

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, sipas tekomandimit të KSI-së, do të nis me mbikqyrje të jashtëzakonshme inspektuese nëpër çerdhet e Shkupit, nëse vendimi merret nga Ministri i Shëndetësisë.

“Inspektorati do të kryejë mbikqyrje të jashtëzakonshme dhe do të ndalojë pranimin e fëmijëve të pavaksinuar me DiTePer, atëherë kur rekomandimi I KSI-së, të bëhet rekomandim I pranuar dhe miratohet vendimi nga MSH-ja”, tha Renata Mladenovska.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Demiri. MSH-ja, sic thuhet në një komunikatë, pranon rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) për parandalimin e përhapjes së kollës së madhe (pertusis).

“Ministri Demiri, me vendim do të urdhërojë Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore të parapara me Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, si dhe të kryejë inspektime të jashtëzakonshme, gjegjësisht inspektim të vërtetimeve të vaksinimit të siguruara nga pikat e vaksinimit për marrjen e vaksinës kundër kollës së madhe”, thonë nga MSH.

Nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor thonë se konform planit, për këtë muaj janë paraparë kontrollet e rregullta inspektuese në të gjitha punktet e vaksinimit në vend por edhe nëpër shtëpitë e shëndetit.

Gjobat për prindërit që nuk I vaksinojnë fëmijët e tyre konform kalendarit për imunizim shkojnë nga 300 deri 650 euro./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share