Enver Idrizi është zgjedhur drejtor i Reprezentacionit të Kosovës në karate.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Karatesë e Kosovës në një postim në Facebook.
“Me datën 30.01.2024, Bordi Ekzekutiv i FKK-së mbajti mbledhjen e parë konstituive pas Kuvendit tẽ Jashtëzakonshëm Zgjedhor të ftuar nga kryetari i FKK-së z. Besart Baruti, ku mori disa vendime pẽr tẽ cilat Klubet e FKK-së janẽ njoftuar sot!” thuhet në njoftimin e kësaj federate.
“Enver Idrizi, legjenda jonë e karatesë me propozim të kryetarit z. Besart Baruti me të gjitha votat PRO, u emërua DREJTOR I REPREZENTACIONIT TË KOSOVËS NË KARATE”.