Enti për Punë Hidrometeorologjike në mungesë kuadri/ Todorovski: Disa u pensionuan, të tjerë janë larguar nga vendi

Enti për Punë Hidrometeorologjike ka vetëm 13 meteorolog të diplomuar. Disa nga të punësuarit janë pensionuar, ndërsa të tjerë janë larguar jashtë vendit. Të rinjt duket se nuk e kanë në listën e preferencave këtë profesion, sepse në Fakultetin matematiko-natyrorë ka vetëm 10 studentë. Sinoptikët që aktualisht punojnë në këtë institucion thonë se ky është profesion shumë interesant.

“Si do të jetë moti sot?” Kjo është pyetja e parë që shpesh i bëjmë vetës para se të dalim nga shtëpia, për të ditur se si duhet të vishemi. Pa punën e sinoptikëve, këtë përgjigje nuk do ta merrnim dot. Megjithatë, pavarësisht rëndësisë që ka ky profesion, duket se të rinjt nuk e preferojnë shumë. Enti për punë Hidrometeorologjike  në nivel të shtetit ka 141 të punësuar, por vetëm 13 prej tyre janë meteorologë të diplomuar. Madje, disa prej tyre, siç na informoi drejtori i këtij enti,  Ivica Todorovski, së shpejti dalin në pension.

“Kemi më pak njerëz vitet e fundit, sepse shumë njerëz kanë dal në pension, mjaft të tjerë janë larguar. Kemi bërë punësime, por mund të them se mungojnë mjaft njerëz. 02:07 Tani për tani arrijmë ta menaxhojmë punën, por një pjesë e mirë e tyre, pas 3-4 vitesh pensionohen. 02:17 Sipas informacioneve që kemi nga Fakulteti matematiko- natyror , Katedra për fizikë ku është drejtimi i meteorologjisë ka rreth 10 studentë të regjistruar, që do të mund të punësoheshin” – tha Ivica Todorovski- Enti Hidrometeorologjik.

Ishim kurioz të shohim si punojnë sinoptikët, por para se të kalonim në katin tjetër të objektit, vizituam edhe laboratorin ku bëhej monitorimi i ujërave të lumenjve në vend.

“Ende jemi në objektin e Enti për punë Hidrometeorologjike. Kemi ardhur në katin tjetër, për të parë se si punojnë sinoptikanët, në rast se do na pranojnë. Këtu korridoret u ngjajnë labirinteve, por shpresoj se pas disa trokitjeve në disa dyer që janë këtu, ndoshta do ta gjejmë zyrën e duhur.”

Pas disa përpjeksjesh trokitëm në zyrën e duhur. Ivana Petroviq tashmë 29 vjet punon si sinoptike. Ajo thotë se ky është një profesion shumë interesant dhe të rinj nuk gabojnë nëse zgjedhin një profesion të tillë.

“Është shumë interesant. Ka zhvillim të shpejtë, kjo falë edhe zhvillimit teknologjik. Atmosfera është një  një sferë  shumë e madhe për studim. Më parë ku nuk kishte kompjuter apo satelit, ishte shumë më e vështirë që të bëhet parazhikimi. Tani marrim shumë më tepër informacione dhe si rezultat edhe prognoza më të detajuara. Duke qenë se kushtet atmosferike nuk njohin kufij, profesioni lidhet edhe me komunikimin ndërkombëtarë. 03:40 Të rinjt nuk duhet të hezitojnë që të hyjnë në këtë profesion” – tha Ivana Petroviq   – sinoptikane

Në të gjithë vendin ka 19 stacione kryesore meteorologjike dhe dy qendra për radar, njëra në Koçan dhe tjetra në Gjurishte. Gjithashtu kjo drejtori në të gjithë vendin ka 80 stacione automatike meteorologjike dhe rreth 16 stacione agro-meteorologjike. /tvklan.mk/

Përgatiti: Evi Shkopi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share