Ai do të firmos kontratë tre vjeçare
Futbollisti shqiptar dhe reprezentuesi Maqedonisë së Veriut në futboll Enis Bardhi, do të jetë pjesë e skuadrë turke Trabzonspor. Kjo u arrit pasi që janë dakorduar dy ekipet Levante dhe Trabsonspor.
Kontrata tre vjeçare mes ekipit TRabsonspor dhe Enis Bardhit pritet të firmoset pas kontrolleve mjekësore.
Për Enis Bardhin një transferim prej 3 milionë eurosh do t’i paguhet skuadrës spanjolle Levante.
Lojtari 27-vjeçar, Enis Bardhi ka filluar te shkolla e futbollit Shkupi , ndërsa në Levante është nga viti 2017 kur u transferua nga skuadra hungareze Ujpesht.
Bardhi, i cili luajti 148 ndeshje me skuadrën spanjolle, shënoi 23 gola dhe 12 asistime. Enis Bardhi luan edhe për Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut ka deri më tani ka 41 ndeshje zyrtare duke shënuar 9 gola. /KlanMacedonia/