Energjia elektrike në Maqedoni nga sot me çmim të ri

Faturat e konsumatorëve të energjisë elektrike në tregun e rregulluar, pra të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, nga sot deri në fund të vitit, për shumicën e konsumatorëve do të jenë më të larta për 0.4 për qind. Vendimin për rritjen minimale të çmimit të enjten e ka marrë Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Siç tha kryetari i KRRE-së Marko Bislimoski pas marrjes së vendimit, çmimi i energjisë elektrike për amvisëri nga 1 korriku në bllokun e parë mbetet i njëjtë, në bllokun e dytë ka rritje prej 0,85 për qind, në bllokun e tretë 1,92 për qind dhe në bllokun e katërt prej 1.88 për qind, ndërsa energjia elektrike e lirë do të rritet për 0.65 për qind.

Me këtë, shtoi ai, për 88 për qind të amvisërive që hyjnë me konsum në bllokun e parë dhe të dytë kostoja e energjisë elektrike do të rritet për 0.4 për qind. Për 8 për qind të amvisërive që kanë konsum edhe në bllokun e tretë, kostoja mujore do të rritet për 0,48 për qind dhe për 4 për qind të amvisërive që hyjnë me konsum në bllokun e katërt, kostoja do të rritet për 0,57 për qind.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share