Endrit Sauku: “Qatar 2022” – Botërori i surprizave

Gazetari i sportt në Tv Klan, Endrit Sauku, botërorin “Qatar 2022”, të paktën fillimin e tij, e quan Botëror të surprizave. Sipas tij humbjet e dy skuadrave pretendente për titullin kampion, kanë bërë më joshës këtë kampionat.

“Në pak botëror që e kemi shijuar të gjithë, kemi parë surpriza tek ndeshja Argjentina – Arabia Saudite dhe u bë një fotokopje e tillë edhe në ndeshjen e sotme Gjermani – Japoni. Dy humbje të papritura, në një mënyrë tepër të papritur, për arsye se në pjesën e parë të dyja ekipet ishin në epërsi, kurse në pjesën e dytë ata humbën, madje duke zhvilluar, në rastin e Gjermanisë, një lojë tepër të mirë mirëpo nuk pati rezultat. Kështu që mund ta quajmë pa frikë, ky është botërori i surprizave, në kaq pak ndeshje që janë zhvilluar deri tani…”

Gazetari I sportit në Tv Klan, Endrit Sauku, është prononcuar edhe për organizimin e këtij botërori, për favoritët kryesor për të fituar titullin, por edhe për shumë cështje tjera që lidhen me këtë festival futbolli. Për më tepër ndiqeni videon…

Lexo gjithashtu
Total
0
Share