Endi Demneri është shpallur më e bukura duke rrëmbyer kurorën e “Miss Universe Albania 2023”.
24-vjeçarja u kurorëzua më e bukura mbrëmjen e djeshme në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.
Endi, e cila është e diplomuar për Art Design, prej vitesh është pjesë e ekranit dhe e botës së modelingut.
Me titullin e marrë ajo fiton të drejtën të përfaqësojë Shqipërinë dhe Kosovën në konkursin botëror të Miss Universe World.