Ende mister vendndodhja e trupit të Navalny

Familja akuzon se autoritetet po fshehin gjurmët

Përveç shkakut të vdekjes e cila mbetet ende mister, familja e ish-liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, nuk di ende ku ndodhet trupi i tij. Nënës së politikatin 47-vjeçar që iu desh të udhëtonte deri në burgun e quajtur “Ujku polar” në Arktik iu tha pas 2 orësh pritje se trupi ishte zhvendosur pasi po kryheshin analiza për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Autoritetet i thanë se asaj se trupi i djalit do të dorëzohej vetëm pasi të kishte përfunduar edhe një ekzaminim i dytë. Megjithatë bashkëpunëtorët e Navalnit besojnë se Navalny u vra me urdhër të presidentit Vladimir Putin dhe se tani po fshihen gjurmët e vrasjes.

“Unë mendoj se të gjithë duhet të kuptojnë se është Vladimir Putin ai që personalisht urdhëroi vrasjen e Alexei Navalny dhe ai duhet të marrë përgjegjësinë për këtë. Dhe shpresoj që liderët perëndimorë do të përpiqen të bëjnë sa më shumë presion mbi të”.

Navalny ishte një nga figurat më të spikatura të opozitës ruse kundër regjimit të Putinit. Ai po vuante disa dënime me burg për akuza të motivuara politikisht.

Më shumë se 400 persona janë arrestuar pas tubimeve në të gjithë Rusinë. Arrestimet u kryen në 36 qytete, me numrin më të madh në kryeqytetin Moskë dhe Shën Petersburg.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share