NË DY DITËT E ARDHSHME NUK DO TË PUNOJË BLLOKU 1 I TEC MANASTIR
Elektranat e Maqedonisë së Veriut nga sot në mesditë dhe në dy ditët e ardhshme, në mënyrë të planifikuar kanë çkyçur nga sistemi elektroenergjetik bllokun 1 të Termocentralit në Manastir. Sipas EMV-së, ndërprerja e shkurtër e punës bëhet me qëllim të rritjes së besueshmërisë dhe stabilitetit të termocentralit. Këtë vit, duke marrë parsysh krizën energjetike në vend dhe Evropë, në Termocentralin në Manastir nuk do të ketë remonte klasike të blloqeve, por do të ketë ndërhyrje tekniko-teknologjike për sanimin dhe kujdesin e reparteve prodhuese konform rrethanave. Ndërkohë, njoftohet se me punë vazhdon Blloku 2 i Termocentralit informon KlanM.
“SHA EMV siguron nevojat për energji elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël kryesisht nga prodhimi vetanak. Rryma nuk importohet dhe nuk planifikohet importi i energjisë elektrike nga jashtë edhe ditëve në vijim”, deklaruan nga SHA EMV.
Ndërkohë, EMV-ja thotë se bashkë me Qeverinë, kërkohen mënyra për t`i ndihmuar ekonomisë dhe institucioneve që të furnizohen me më shumë resurse; qymyr, mazut dhe gaz natyror, që të kycen edhe kapacitete shtesë për prodhimin e rrymës që t`i ofrohet sektorit të biznesit dhe institucioneve, me qëllim, siç thuhet, të ndihmohet edhe në tregun e lirë përcjell KlanM.
“Në periudhën e kaluar, si vend, bëjmë përgatitje intensive që ta rrisim prodhimin e rrymës elektrike. 100% e prodhojmë gjithë energjine që është e nevojshme për qytetarët dhe konsumatorët e vegjël, në vend të 60% sa parasheh ligji, me qëllim që EVN HOME pjesën tjetër mos ta blejë me cmime të bursave, për shkak se kjo do ta godasë buxhetin e cdo qytetari”, deklaroi VAsko Kovaçevski drejtor i EMV-së.
Nga Elektranat e Maqedonisë thonë se po përgatiten për sezonin e ngrohjes, duke njoftuar se në kuadër të nismës “Ballkani I Hapur” kanë pasur bisedime intensive me vendet e rajonit për të gjetur mënyrat që bashkërisht të menaxhohet dhe përmirësohet situata me prodhimin dhe furnizimin me energji elektrike./KlanMacedonia/