Mbrojtësi i Kombëtares Ardian Ismajli ndan festën me nënën e tij
Në sytë e rreth 22 mijë tifozësh, kombëtarja shqiptare dhuroi emocione të shumta në fitoren ndaj Polonisë. Tifozë të ndryshëm kanë shpërndarë momente nga kjo sfidë. Një prej atyre që ka tërhequr vëmendjen është ky moment kur mbrojtësi Ardian Ismajli shkon dhe përqafon nënën e tij që po e ndiqte nga shkallët e stadiumit ‘Air Albania’.
Një video emocionuese kjo që tregon edhe njëherë se lojtarët dinë të jenë futbollistë të mëdhenj jo vetëm në fushën e lojës, por janë të mëdhenj edhe jashtë saj. Lojtari i Empolit përqafohet me nënën e tij, ku merr edhe përgëzimet dhe më pas niset të festojë me shokët e skuadrës. Veprime të tilla sigurisht duhen duartrokitur në maksimumin.
Gjatë falenderimeve në fund të sfidës, lojtarët iu bashkuan korit të tifozëve duke kënduar vargjet legjendare të Adem Jashari ‘Mora Fjalë”.
Klan News