ANALISTI GAZMIR RACI: VIZITË E RËNDËSISHME
Emisari I Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin në mbrëmje do të qëndrojë në Kosovë.
Ai në orët e vona pritet të zhvilloj një takim me kryeministirn Albin Kurti, ndërsa nuk përmendet arsyet e takimit mësohet se ai do ti sjell Kurtit një mesazh nga kancelari gjerman Olaf Scholz.
Analisti Gazmir Rraci e cilëson të rëndësishme vizitën e tij në Kosovë sa I përket zbatimit të marrëveshjeve.
Derisa kreu i LDK-së Lumir Abdigjiku ia ka shpalosur në takim shefit të zyrës së BE-së planin shtatpikërish për zgjidhjen e krizës në veri.
E AAK-ja ka bërë sërish thirrje që mocioni i tyre për mosbesim ndaj Qeverisë Kurti të përkrahet nga opozita
Ndërkohë BE-ja nuk ka hequr masat ndaj Kosovës paavrësisht se qeveria Kurti ka thënë se janë duke ndërmarrë hapa për deeskalimin e situatës në veri. E zv.kryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Kosova nuk do të shpall zgjedhjet ne veri pa u hequr masat nga BE.