Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur të premten të dërguarin Special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, raporton Ekonomia Online. Pas këtij takimi, Osmani e Escobar do të mbajnë një konferencë për media.
Ndërsa në orën 10:00, zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar, do të pritet në zyrë nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Vizita e Escobarit në Kosovë vjen dy ditë përpara takimit të 18 marsit në Ohër, ku kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Temë kryesore e takimit të Ohrit do të jetë aneksi i Planit Evropian.