Autoritet në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nisur një nismë për transformimin e qytetit të Abu Dabit, duke i dhënë jetë përmes ngjyrave të shumëllojshme.
Projekti, i nisur këtë vit nga Departamenti i Bashkive dhe Transportit, synon të mbështesë artistët vendas dhe qyteti të zbukurohet me murale.
Muralet u pikturuan në dhe rreth stacioneve të autobusëve në pjesë të ndryshme të qytetit, me artistë i kushtuan më shumë se 800 orë punë kurimit të këtyre muraleve.
Malak Ibrahim, artist: Gjëja ime e preferuar në lidhje me muralet është se ajo nxit ndërveprimin nga njerëzit. Ndonjëherë ata pyesin: “Çfarë është kjo pikturë? Çfarë do të thotë për ju?” Ndonjëherë i lë njerëzit të pikturojnë me ne, për të lënë gjurmë.
Vetë banorët e kanë mirëpritur nismën për zbukurimin e qytetit.
Sajai Bishëokaima, kalimtar: Shoh njerëz që merren me art. Është një koncept shumë i bukur. Qyteti do të jetë më ngjyra dhe çdo person mund të qëndrojë këtu teksa pret autobusin dhe mund të bëjë foto, më duket shumë e këndshme.
Përveç vlerës artistike, muralet janë kthyer edhe si pikë takimi për qytetarët dhe turistët.
Klan News