Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë hequr vizat për Kosovën.
Sipas Osmanit, marrëveshja është arritur gjatë një takimi që pati me homologun e saj arab, Mohamed Bin Zayed, muajin e kaluar.
“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani në Facebook.