Emily Ratajkowski flet për marrëdhënien me Harry Styles

Modelja tregoi se është shumë e çuditshme se sa shumë interes ka jeta e saj private

Emily Ratajkowski ka zbukuruar kopertinën e numrit të ri të revistës së njohur Vogue dhe ka folur për jetën e saj private. Modelja 31-vjeçare  e cila u fotografua duke u puthur me këngëtarin  Harry Styles muajin e kaluar në Japoni zbuloi se nuk e priste që marrëdhënia me artistin do të pushtonte mediat sociale.

Aktorja e “Gone Girl” la të kuptohej se lidhja me Styles mund të ketë nisur shumë  më herët nga sa ka ditur publiku. 31-vjeçarja e cila ka një djalë 2-vjeç me  ish-bashkëshortin e saj Sebastian McLaird u pa duke u shoqëruar me ish-anëtarin e One Direction muajin e kaluar.

Dyshja u fotografuan në rrugët  e Tokios, ku Styles ishte në qytet për  koncertet e tij gjatë turnut “Love On Tour”.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share