Emil Pavlov dhe Angela Mojsovska karateistët e vitit 2023 – Lauretë u shpallën edhe Sara Duka, Blerina Zendeli, Nuredin Dervishi  

Në një ceremoni gala, Federata e Maqedonisë së Veriut ka shpallur më të mirët për vitin 2023. Laureati për vitin 2023 sërish u shpall karateisti, Emil Pavlov, u zgjodh sërish si karateisti më i mirë në kategorinë  e meshkujve , ndërsa Angela Mojsovska tek  femrat. Në disiplinën KATA  epiteti I më të mirëve  i takoi Kristian Bajovski në kategorinë e meshkujve dhe Martina Arsovska në kategorinë femrave .

Sa i përket karateisteve shqiptarë që kësaj radhe ishin në numër shumë pak si Suheib Veseli  nga KK Forca  Shkup, në disiplinë Kata te  U-21. Sara Duka nga  Dibra u  shpall më e mira në Kumitë në kategorinë juniorëve, Gresa Mustafa nga KK Arena Strugë, ishte e dyta dhe Janina Dardhishta KK Forca Shkup e treta po në të njëjtën kategori,  

Në kategorinë meshkujve te juniorët karateisti Besart Memeti nga KK Bashkimi 2002  ishte më miri,, ndërsa Ylli Bilalli poa  nga ekipi Bashkimit ishte i dyti, ndërkaq  Blerina Zendeli e KK Uskana ishte më e mire tek vajzat, ndërkaq  në këtë kategori Dhuratat Memeti i KK Forca ishte e treta 

Në kategorinë kadet, karateisti më mire u shpall Nuredin Dervishi nga KK Uskana e Kërçovës .

Ndihem krenar për këtë çmim që është fryt i punës tonë të palodhshme në klubin tonë ‘Uskana’, prandaj këtë çmim ua dedikoj prindërve të mi, të cilët janë më meritorë për këto suksese. Unë premtoj se me punë do të mundohem të arrij suksese edhe më të mira”  tha Nuredin Dervishi pasi mori çmimin karateist i vitin tek kadetët.

Duhet të theksojmë se nga KK Uskana udekoruan edhe Blerina Zendeli ( vendi i parë kadete kata) dhe Anastasija Mingovska (vendi i dyte seniore kata)./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share