Pesëmbëdhjetë emigrantë nga Siria janë gjetur në fshatin e Likovës, disa me lëndime në trup, informuan sot pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Në Sektorin për krim tejkufitar, emigracion, të huaj dhe riatdhesim, dje ka pasur paraqitje se rreth orës 10:00 në fshatin Llojan, Likovë, nëpunës policorë nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Sopot pranë Qendrës rajonale për punë kufitare Veri, gjetën 15 persona – emigrantë nga Siria, disa prej të cilëve kishin lëndime në trup”, thuhet në kumtesën e MPB-së.