Emërohet drejtori i ri i Agjencisë për Siguri Kombëtare

Zarko Milloshevski është emëruar drejtor i ri i Agjencisë për Siguri Nacionale. Emërimi u bë sot nga ana e Qeverisë së Maqedonisës ë Veriut, ndërsa siç thonë nga shërbimet qeveritare, Milloshevski karierën profesionale e ka filluar në vitin 1997 në drejtorinë e atëhershme për Siguri dhe Kundërzbulim.

“Miloshevski në pozitën e drejtorit vjen nga pozita e ndihmës drejtorit të Departamentit për kontrolle të sigurisë dhe regjistrit të NATO-s në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, ku ka përvojë të mëparshme në menaxhimin, organizimin dhe koordinimin e Departamentit, si dhe në organizimin dhe menaxhimin e burimeve të njësisë organizative për mbrojtjen e rregullimit kushtetues dhe kundërshtimin e terrorizmit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Milloshevski në këtë pozitë vjen pas largimit të tani ish-drejtorit të ASK-së, Viktor Dimovski, i cili pritet të marrë detyrën e Ambasadorit të Maqedonisë në Paris. /KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share