Kryetari I Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, nuk heq dorë që Bekim Emini të emërohet Avokat i Shteti, edhe pse ndaj tij janë duke u zhvilluar hetime për keqpërdorimin e detyrës nga disa institucione.
Antikorrupsioni kishte konfirmuar për Klan Maqedoni se së shpejti do të shqyrtojë lëndën ndaj ish-drejtorit të Agjencisë për Investime të Huaja, Bekim Emini, ndërsa hetime për keqpërdorim të detyrës janë duke zhvilluar edhe Prokuroria Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korruspsionit, policia financiare dhe sektori për krim ekonomik pranë MPB-së.
Por e gjithë kjo për kreun e Alternativës, Ibrahimi, si duket nuk është pengesë që të këmbëngulë tek Kryeministri Mickoski, që Emini të emërohet për Avokat Shteti.
Së fundmi, Ibrahimi, duke injoruar të gjitha hetimet që po zhvillohen ndaj Eminit, i cili është edhe Kryetar dege i kësaj partie në Gostivar, nuk i pengon të publikojë foto me të njëjtin.
Vetëm para disa ditëve, gjatë qëndrimit në Gostivar, në fotot e publikuara në profilin e tij në Facebook, shihet Bekim Emini i ulur në krah të Kryetarit te Alternativës, Zeqirja Ibrahimi.
Siç mëson Klan Maqedoni, rreth situatës me Eminin dhe qëllimet e qeverisë per ta emëruar në këtë post janë alarmuar edhe institucionet ndërkombëtare në vend, Ambasada e SHBA-së, Zyra e BE-së dhe ambasada e Francës.
Emërimi eventual i Eminit ne postin e Avokatit të Shtetit do të ishte rasti i dytë, pas atij më Agjencinë për Siguri Kombetare, ku Qeveria në institucione ku kërkohen njerëz profesional të emërojë kuadro partiake, gjegjesisht anëtarë të partive politike pjesë të qeverisë.
Emërimi i Avokatit të Shtetit disa herë u shty nga ana e Kryeministrit Mickoski, për arsyet e lartpërmendura gjegjësisht hetimeve që po zhvillohen ndaj Eminit, por si duket është vënë në siklet nga partnerët e koalicionet respektivisht presiont dhe kushtëzimeve që po i bën Kryetari i Alternativës, Ibrahimi, ndaj tij që me çdo kusht Bekim Emini te emërohet Avokat i Shtetit. /tvklan.mk/